Shevchenko: Milani ka një grup të mirë, Pioli po bën në punë të pabesueshme

by admin
Spread the love

“Ka shumë pritshmëri për këtë Botëror. Si tifoz pres një futboll të bukur, do të jetë një Kupën Bote e bukur, e fundit e epokës së Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy yje që kanë dominuar skenën ndërkombëtare në 20 vitet e fundit”, ka thënë Andriy Shevchenko në një intervistë të dhënë për “Virgin Radio”.

“Të rinjtë që pëlqen më shumë? Janë ata të Barcelonës, ku spikat Gavi dhe ata të Realit të Madridit, që janë grumbulluar me kombëtaret respektive, por do të më pëlqente edhe ndonjë emër i ri”, ka shtuar ish-sulmuesi i njohur.

Më pas Shevchenko ka komentuar edhe Milanin e tij: “Në disa ndeshje ka luajtur një futboll të bukur, në disa të tjera është dukur disi i lodhur. Por ka një grup të madh që lufton për objektivat. Kjo për meritë të klubit, të dyshes Maldini-Massara dhe të trajnerit Pioli, që po bën një ndeshje të pabesueshme, edhe në aspektin psikologjik. Lojtarët janë të bindur në mendjen e tyre dhe janë të gatshëm që të luftojnë”, ka përfunduar ish-sulmuesi kuqezi. / Oversport.tv

Foto: Andriy Shevchenko, Twitter

You may also like