Shevchenko kërkon ndihmë për familjarët në Ukrainë

by admin
Spread the love

Që nga fillimi i ofensivës ruse, ish-futbollisti dhe trajneri ukrainas, Andrei Shevchenko, ka kërkuar që të ndihmohet vendlindja e tij.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se një pjesë e familjes së tij ka mbetur në Ukrainë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Nëna dhe motra e tij janë bllokuar prej ditësh në Bucha, një qytet afër Kievit ku tashmë kanë mbërritur trupat ruse.

“Nëna dhe motra ime morën disa njerëz që u transferuan me ta. Kushtet atje janë të tmerrshme. Nuk ka ushqim. Nuk ka energji elektrike. Ata janë miq të motrës sime. Prej pesë ditësh jetojnë nën tokë në një bodrum”, deklaroi Shevchenko.

Ish-sulmuesi, prej ditësh ka përdorur rrjetet e tij sociale për të denoncuar situatën që po kalon vendi i tij.

You may also like