Shevchenko i frikësuar: Familjarët më janë izoluar në Ukrainë, s’ka ushqim e as rrymë, ka bomba, bunkere e bodrume

by admin
Spread the love

Andriy Shevchenko ka folur rreth situatës së rëndë që është në Ukrainë, teksa konfirmoi se disa nga familjarët e tij janë ende të bllokuar atje.

Ukraina është duke u përballur me agresionin rus për më shumë se dy javë, derisa lufta atje po vazhdon ende.

Shevchenko ka folur edhe një herë tjetër për këtë temë, duke treguar vështirësitë me të cilat po përballen bashkatdhetarët e tij atje.

“Ka pasur shumë beteja. Nëna dhe motra ime pritën disa njerëz që u transferuan me ta sepse ishin në kushte të tmerrshme. Në Bucha nuk ka ushqim, nuk ka energji elektrike. Ato janë shoqet e motrës sime dhe kishin pesë ditë që jetonin nën tokë në një bodrum”, tha fillimisht ish-reprezentuesi i Kombëtares së Ukrainës për “Sky Sports”.

Ka pasur bombardime të tmerrshme në atë zonë. Bucha dhe qytetet fqinje Irpin dhe Hostomel, i njoh mirë këto qytete dhe janë shkatërruar plotësisht. Nuk ka mbetur asnjë ndërtesë. Shkoja në Bucha për të stërvitur kur isha lojtar i ri. Është e tmerrshme”, shtoi 45-vjeçari.

“Korridoret humanitare u sulmuan nga ushtarë rusë. Nëse nëna dhe motra ime do të përpiqeshin të largoheshin, mendoj se do të ishte më e rrezikshme për ta”, tha Shevchenko.

Ndryshe, Andriy Shevchenko ishte së fundmi trajner te skuadra e Genoas, teksa më herët ka udhëhequr edhe Kombëtaren e Ukrainës.

You may also like