Sherrxhinjtë e Bodo/Glimt-Roma e pësojnë, UEFA i pezullon me 3 ndeshje

by admin
Spread the love

Polemikat ishin të shumta pas ndeshjes Bodo/Glimt-Roma, në Norvegji. Në fund të ndeshjes pati tension dhe UEFA-s iu desh të çelte një proces disiplinor.

Në të dyja krahët theksonin se nuk kishin faj, por Komisioni Disiplinor i UEFA-s i ka dënuar të dy protagonistët.

Kështu pas sherrit, trajneri i Bodo/Glimt Kjetil Nutsen dhe trajneri i portierëve të Romës, Nuno Santos, janë pezulluar me nga tre ndeshje.

Atyre tashmë u kanë mbetur nga dy ndeshje për të shlyer, pasi në çerekfinalen e kthimit nuk ishin në stol asnjëri. Nuno Santos do të mungojë kështu edhe në gjysmëfinalet e Conference League ndaj Leicester. / oversport.tv

You may also like