“Sherr personal, fshihen pas gishtit të njëri-tjetrit”, Rudina Hajdari e ashpër me Bashën dhe Berishën

by admin
Spread the love

Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari, thotë se dy Kongreset e thirrura, nuk e çojnë asnjëra Partinë Demokratike drejt fitores dhe këtë e thotë me bindje, pasi sipas saj është e gjitha një luftë emrash mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

“Të dyja Kongreset nuk e sjellin në fitore asnjë palë, sherri që po tej zgjatet e dobëson demokratët, por edhe përtej demokratëve. Sherr personal, fshihen pas gishtit të njëri tjetrit, të dyja palët janë përgjegjëse për situatën ku jemi sot dhe kjo nuk zgjidh asgjë për demokratët dhe opozitën, kushdo që merret me të djathtët të bëjë çfarë është e mundur dhe ta kthejnë debatin përtej këtyre të dyve, të vihen përpara përgjegjësisë, sepse shikoj që asnjë palë nuk ka reflektuar”, tha Hajdari për Report Tv.

You may also like