Sherr në ndeshjen Tirana – Partizani, grushte mes basketbollisteve

by admin
Spread the love

Në ndeshjen e basketbollit për femra, mes Tiranës dhe Partizanit, situata u tensionua pasi lojtaret filluan të grushtonin njëra-tjetrën.

Amerikania Bannister e godet me grusht Dishnicën, e cila gjithashtu kundërpërgjigjet me grushte. Ndërkohë në këtë moment një djalosh, ndoshta familjar i lojtares së Tiranës, e godet amerikanen me shqelm nga pas, ndërsa Dishnica më pas e shtyn lojtaren e Partizanit.

Bannister tenton të largohet drejt pankinës së kuqe, por aty vjen me vrap Dishnica që e shtyn atë për ta rrëzuar me kokë në parket. Aty vijuan sërish edhe kacafytjet me njëra-tjetrën edhe pse trajnerja Eliverta Bujari u mundua t’i shkëpuste nga njëra-tjetra, po ashtu erdhën dhe shumë persona të tjerë për t’i ndarë mes kaosit.

Më tej çdo gjë sheshohet edhe me ndërhyrjen e përfaqësuesve të të dyja klubeve. Duhet theksuar se në këtë derbi, ashtu sikurse ndodh rëndom në lojërat me dorë, mungonte siguria e nevojshme, pasi me vetëm dy persona është e pamundur që të ruhet rendi edhe në një ndeshje te femrat e jo më te meshkujt.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like