Sherr masiv në një lokal në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love

Tre shkupjanë janë intervistuar nga policia gjatë ditës së sotme në lidhje me një sherr në një lokal në Shkup. Dyshimet janë se tre të intervistuarit kanë marrë pjesë në sulmin ndaj 4 të miturve në një lokal të Shkupit, ku siç thuhet janë përdorur edhe shishe e gota prej qelqi, përcjell Klan Maqedoni.

“Sot (31.01.2023), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup kanë zhvilluar intervistë zyrtare me A.V.(18), A.L.(18) dhe S.L.(48), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se më 28 janar 2023 kanë sulmuar fizikisht katër të mitur nga Shkupi në një lokal në rrugën ‘Rumena Haxhipanzova’ në Shkup, si dhe kanë përdorur sende prej xhami. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

TI RAPORTON!

You may also like