Sherr dhe plagosje me armë në koncertin e Don Phenom

by admin
Spread the love

Një situatë e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Saukut në periferi të Tiranës. Pas një sherri mes disa personave një person, Sh.M., 39 vjeç është plagosur në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Sh.M, mbeti i plagosur nga përplasja me armë, me disa persona që ishin në club.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet ku pritet të japë versionin e tij mbi atë që ka ndodhur. 39-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa raportohet se gjendja e tij është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona, për të dhënë dëshminë e tyre për ngjarjen.

Dëshmitarë nga vendngjarja theksojnë se autorët pasi qëlluan të plagosurin kanë mundur të largohen. Ata kanë hipur në një nga linjat e taksive që operojnë në kryeqytet dhe janë larguar. Policia është vënë në ndjekje të tyre. Shkaqet e konfliktit që ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit ende nuk dihen, por nuk përjashtohet mundësia të kene qenë dhe të pirë pas koncertit.

Mbrëmjen e kaluar në atë club performoi reperi Don Phenom. Ky i fundit u aludua në media se mund të ishte i përfshirë në ngjarje, por ai i ka hedhur të gjitha poshtë. Përmes një video-live, reperi sqaroi se pas përfundimit të koncertit, ai u largua pa pasur konflikte me njeri.


You may also like