Shënoni datën: Në 14 korrik sfida Partizani-Saburtalo në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas triumfit në ndeshjen e parë në Gjeorgji, Partizani kërkon një tjetër sukses përballë Saburtalos të enjten në “Air Albania”, që të kualifikohet në turin e dytë të Conference League.

Ndeshja e parë në Gori, u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, që surprizojnë tifozët e shumtë të “demave” edhe këtë javë, pasi do të sjellin live dhe ekskluzivisht edhe sfidën e 14 korrikut.

Një gol i Tedi Carës vulosi fitoren e “të kuqve” në ndeshjen e parë, por duhet të luhet edhe akti i dytë i kësaj sfide, që të mësohet emri i skuadrës që do të kualifikohet në turin e dytë.

Shënoni datën: në 14 korrik sfida Partizani- Saburtalo live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

You may also like