Shënoi golin e fitores, flet Broja: Gati për të mposhtur Poloninë, ja çfarë më tha Reja para se të hyja në fushë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria mori 3 pikë mjaft të rëndësishme ku fitoi 1-0 në transfertë ndaj Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret Qatar 2022. Armando Broja i futur si zëvendësues shënoi një super gol duke i dhënë 3 pikët kombëtares shqiptare.

Pas ndeshjes vetë heroi i takimit foli për mediat duke thënë se tani është momenti për të mundur Poloninë.

“Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qejf të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë. Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë”- tha Broja.

Vendi i dytë?

“Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë”- vijoi Broja.


Top Channel

You may also like