Shënoi dhe fitoi një penallti, GDS vlerëson Manaj sa më i miri i ekipit  

by admin
Spread the love

Rey Manaj zhvilloi një sfidë fantastike ndaj Salernitanës ku realizoi edhe golin e parë për ekipin e tij. Shqiptari realizoi nga pika e bardhë e penalltisë duke e çuar topin në krahun e kundërt të portierit.

Për rrjedhojë, La Gazzetta dello Sport, ashtu si e ka traditë tashmë ka dhënë vlerësimet e saj për lojtarët e ndeshjes. Midis tyre, Manaj ka marrë notën 6.5, po aq sa Verde që është shpallur lojtari më i mirë për Spezian.

Në argumentimin e gazetës shkruhej: “Shënon nga penalltia dhe çon rezultatin 1-1, dhe feston në mënyrë të guximshme (ndoshta sepse në Serie A nuk kishte shënuar kurrë nga penalltia). Një prekje topi që sjell penalltinë e dytë për ekipin e tij. Gjithashtu, një goditje dënimi shumë pranë kuadratit”. /oversport.tv

You may also like