Sot po zhvillohen takimet e radhës të javës së 21’të të Superpligës së Kosovës, shkruan Insporti.
Takimi që po spikat sot është edhe ai mes Malishevës dhe Dritës, takim ky që në pjesën e parë nuk solli gola.
Menjëherë pas pjesës së parë në minutën e 49’të të takimit, Drita arriti ta realizojë golin e epërsisë me anë të Simonovskit.
Ndërsa, skuadra e Dritës realizoi për 2:0 me anë të Astrit Fazliut, që shënoi nga penalltia.
Skuadra e Malishevës pranverën e ka nisur mirë, ku fillimisht e mposhti Prishtinën, ndërsa në udhëtim barazoi me Ulpianën, derisa Drita që e mundi thellë Feronikeli në takimin e parë, në fundjavën që lam pas gaboi para tifozëve të vetë ku barazoi me Llapin.
/Insporti.com