SHËN PETERBURG – Udhëheqësit afrikanë thirrje Putinit për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën

by admin
Spread the love

MOSKË, 18 qershor /ATSH-DPA/- Një delegacion i liderëve afrikanë i kërkuan presidentit rus Vladimir Putin të fillojë bisedimet e paqes me Ukrainën gjatë një takimi me liderin rus, në Shën Peterburg.

“Dëshirojmë t’ju inkurajojmë të filloni negociatat me Ukrainën”, tha  Azali Assoumani, presidenti i Komoros dhe kryetari aktual i Bashkimit Afrikan gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.

“Ne jemi të bindur se ka ardhur koha që të dyja palët të fillojnë negociatat dhe t’i japin fund kësaj lufte”, tha presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Delegacioni, i cili përfshin gjithashtu përfaqësues nga Egjipti, Senegali, Zambia, Republika e Kongos dhe Uganda, tha se ka hartuar një plan 10-pikësh si pjesë e nismës së tij për paqen.

Putin, i cili urdhëroi pushtimin ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, fajësoi edhe një herë Ukrainën për faktin se aktualisht nuk ka negociata paqeje. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like