Shehi: Renditja nuk ka rëndësi, ekipet do të nisen nga pika të barabarta

by admin
Spread the love

Tirana dhe Partizani do të ndeshen në “Air Albania” në një sfidë që premton spektakël. Për të komentuar këtë takim foli trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili tha ndër të tjera se koha që ka në dispozicion nuk është e mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen.

“Vetëm para dy ditësh luajtëm me Teutën dhe koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur një ndeshjen, por mendoj që nisemi në kushte të barabarta si ne dhe kundërshtari. Besoj se këto pak ditë që kemi do mundohemi që të përqendrohemi dhe të shpjegojmë atë që do bëjmë në fushë. Kalendari i tillë është”.

PARTIZANI- “Mendoj që pavarësisht se çfarë lojtarësh Partizani afron, gjithmonë është një skuadër me lojtar cilësorë. Mendoj që është e njëjta, por cilësia nuk ndryshon si e fazës së parë dhe e fazës së dytë. Derbi është derbi dhe pozicionet nuk kanë rëndësi. Unë mendoj që është një ndeshje që mund të vendoset nga episodet edhe si të tillë duhet ta vlerësojmë dhe interpretojmë”.

RENDITJA- “Renditja nuk ka rëndësi, çdo skuadër ka pritshmëritë e veta dhe ne jemi të kënaqur me atë që kemi dhënë. Na presin dhe shumë javë dhe duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe objektivat janë shumë të qarta”.

TRE FITORE RADHAZI-  “Unë mendoj që kemi bërë mirë, dy derbi i kemi fituar jo vetëm me Partizanin, por dhe me Dinamon. Kemi marrë atë që kemi dashur, e rëndësishme është që të kemi vazhdimësi pastaj statistikat janë bërë për tu thyer”.

SULMI-  “Unë mendoj që kemi skuadër të kompletuar, individët janë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Jemi të kënaqur me atë që ata japin. Janë afër portës dhe shënojnë, pro dhe pjesa tjetër po shfaqet shumë mirë.

Ne jemi të ndërgjegjshëm kur ndërtuam skuadrën me kujdes, në bazë të elementëve dhe jemi të kënaqur me atë që lojtarët japin në fushë”.

RREZIKU NË DËRBI- “Rrezikshmëria në derbi është edhe kur kundërshtari vjen nga një performancë jo e mirë. Nga ne kërkohet vlerësimi maksimal, jemi në një kampionat që po shohim rezultate të çuditshme. Mendoj që rezultati i një jave më parë si për ne dhe për kundërshtarin, nuk vlen. Vlen vetëm performanca e nesërme”. /oversport.tv

 

You may also like