Shehi: Një përballje e bukur mes rivalësh, barazimi rezultat i drejtë

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas barazimit pa gola përballë Vllaznisë.

“Ishte një ndeshje me ritëm të lartë. Kishte diferencë mes pjesëve, sepse në 45 minutat e para kundërshtari na vuri në vështirësi me Boshnjakun. Është një ndeshje mes dy rivalëve dhe rezultati është i drejtë.

Ndeshja e Superkupës? Do të jetë një ndeshje tjetër. Është një trofe në lojë. kur të vijë koha do të analizojmë sfidën në detaje. Vllaznia kundërshtari më i vështirë? Ishte një ndeshje me ritëm mbi mesataren, dy skuadrat dilnin menjëherë në sulm. Vllaznia është një nga pretendentët, ka lojtarë cilësore dhe ndeshjet ndaj tyre janë sfida ndaj rivalësh, që prodhojnë lojë. të dyja skuadrat luajnë për fitore dhe në të tilla sfida, rrezikon që të fitosh ose të humbasësh pasi ka ritëm dhe emocione.

I kënaqeni lojës në pjesën e parë apo në të dytën? Ne kishim më shumë ekuilibër dhe ishim më dominant në pjesën e dytë”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like