Shehi: Një humbje që dhemb, na mungoi dëshira dhe agresiviteti! Skuadra meriton notën zero

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas humbjes përballë Teutës.

“Është një humbje që dhemb. Ndeshja tjetër është shumë afër dhe shumë e rëndësishme. Por duhet të harrojmë këtë sfidë. Na vjen keq që e humbëm këtë sfidë, por ndoshta nuk bëmë një paraqitje shumë të mirë. Teuta kishte më shumë dëshirë, më shumë grintë. Ishte më luftarake dhe i fituan edhe duelet individuale. U ndëshkuam nga një gol aksidental që e bën gjithçka më të vështirë.

Ndikon humbja para derbit? Kjo humbje dhemb. Nuk është diçka e mirë psikologjikisht të shkon në derbi me një humbje. Por derbi nuk ka favoritë, duhet të përqendrohemi. Teuta ka një skuadër të mirë dhe për çudi qëndronte në fund. Por kur të mungon dëshira dhe shpirti i garës gjithçka bëhet më e vështirë. Do të fokusohemi te ndeshja e radhës, që është shumë shpejt, të rikuperojmë energji.

Nota për skuadrën? Sot ishte një zero e madhe, sepse na mungoi agresiviteti. Duhet të mësojmë nga kjo disfatë dhe të reagojmë”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like