Shehi: Merkato ka ndikuar, t’i vëmë gishtin kokës e të jemi agresivë

by admin
Spread the love

Humbja në Laç nuk është përjetuar mirë te Tirana. Trajneri Orges Shehi pas duelit me kurbinasit deklaroi: “Ndjej keqardhje që nuk morëm sa duhet, se luajtëm mirë se në ndeshjen e kaluar. Na mungoi egërsia në momentet e fundit. Erdhën njëherë në portë dhe na shënuan, u munduan në goditje standarde. Kemi dalë shumë herë në pozicion goditje, jo se nuk bëmë ndeshje të mirë sot”.

“Kjo puna e festës sikur ka ulur përqendrimin, javët zvogëlohen dhe kemi ulur pak luftën. Duhet t’i vëmë gishtin kokës se ndeshjet nuk fitohen pa u luajtur. Edhe merkato ka ndikuar për t’u çorientuar, duhet të jemi agresivë se pastaj nuk bëjmë diferencën me skuadrat e tjera”, tha Shehi në “Gol pas Goli”.

“Distanca e madhe me pikët, merkato çorienton lojtarët. Çunat meritojnë komplimente që e kanë sjellë skuadrën deri këtu. Shumë lojtarë kanë oferta dhe kanë dilema se çfarë do të bëjnë për të ardhmen. Është e vështirë edhe për ne dhe kjo ul përqendrimin dhe grintën”.

“Nuk duhet të mendojmë për festën. Nuk kemi humbur kurrë dy ndeshje në këtë kampionat dhe duhet të rikthehemi te skuadra që kemi qenë. Ndonjëherë mbajtja e tepruar e topit është futboll i viteve ’60. Ajo që ikën na shërben për ta marrë në analizë dhe nuk merremi me të kaluarën për të pasur presion. Do të përmirësojmë disa gjëra dhe fokusohemi te ndeshje e ardhshme”, përfundoi Shehi. / oversport.tv

You may also like