Shehi: Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, Xhixha po kalon një moment të artë

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas barazimit 3-3 në “Selman Stërmasi” ndaj Laçit.

“Ishte ndeshje e vështirë, pavarësisht se kundërshtari qëndronte në vend të fundit. Kemi bërë pak gjëra gabim, por e pësuam. Edhe ndaj Partizanit gabuam, por kishim përqendrimin. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen kur ishim 2-1, por disa lojtarë duhet të jenë më altruistë. Futbolli i tillë është. Duhet ta pranojmë rezultatin dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër.

Kush gaboi te goli i barazimit? Nëse prisni gjykim në publik nga ana ime, s’do ta merrni kurrë. Do t’i shohim situatat me qetësi gjatë javës. Do të shohim në vijim.

3 gola të pësuar? E thashë dhe pak më parë, mund të bënim më mirë. Kjo është ajo që na vjen më keq se në 3 javë s’kishim pësuar, por sot kundërshtari na shënoi 3 herë. E thashë pak më parë, kjo është situatë që ndodh dhe duhet ta përmirësojmë. Sa i përket Xhixhës, ka momentin e tij më të mirë. Disa lojtarë tjerë kanë dalë si ai para porte, por nuk janë të kthjellët. Edhe futbollistë të tjerë kanë pasur situata për të shërbyer apo për të shënuar.

Më vjen mirë që skuadra reagon. Kur rezultati s’është ku duhet, disa gjëra nuk shkojnë. Ka pasur disa gabime që mund të evitoheshin. Ia bëmë të lehtë kundërshtarit të shënonte 3 gola”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like