Shehi: 10 minutat e para ishin të dobëta, Tirana ka nevojë për një organikë të pasur

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas disfatës në derbin ndaj Partizanit.

“Pavarësisht ndryshimeve, që i kemi edhe të kushtëzuara. U futëm në presion në fillim, ndeshja u vendos nga episodet dhe më pas rrjedha e lojës u bë edhe më e vështirë. Behiratche nuk ishte i gatshëm për këtë sfidë dhe luajtëm me Lulajn në të djathtë dhe Aleksin në mbrojtje.

Goli erdhi për shkak të gabimit tonë dhe më pas presioni ndikoi. Ne kemi nevojë për organikë të pasur. Deliu luajti shumë mirë, ndonëse jo në rolin e tij natyral. Kemi probleme në krahun e djathtë për shkak të mungesave. Ne u munduam që të luajmë shpejt dhe të ndryshojmë krahun e lojës, por gabuam shumë.

Diferencën e bëri agresiviteti i sulmuesve të Partizanit, sulmuesit tanë duhet të ishin më agresivë. Ishin vetëm 10 minuta të këqija, pjesa tjetër ishte e mirë. Loja u ndërpre shpesh dhe kjo na penalizoi”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like