Shefi i stafit të guvernatorit vdes pas konfrontimit me armë me policinë në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Ish-ndihmësi i guvernatorit republikan të Maryland në SHBA, Larry Hogan është qëlluar dje për vdekje pas një konfrontimi me armë me policinë federale amerikane, FBI.

Vdekja e Roy McGrath i jep fund kështu ndjekjes me se dy javore që kishte nisur ndaj tij, teksa ish-zyrtari i lartë ishte në arrati që prej ngritjes së akuzave për mashtrim bankar dhe abuzim me postin, muajin e kaluar.

Agjentët e FBI gjetën McGrath të vrarë mëngjesin e të hënës në Knoxville, Tennessee, pas nje shkëmbimi zjarri me autoritetet, njoftonin autoritetet vendore dhe federale, sipas rrjetit Baltimore Banner .

Nuk është ende e qatë nëse ish-kreu i stafit të gurvernatorit të Maryland vdiq nga plagë të policisë apo nga plagë të vetëshkaktuara.

“Është një tragjedi e madhe, humbja e Roy McGrath dhe eventet që kanë ndodhur këto javët e fundit me të,” tha Joseph Murtha, avokati mbrojtës i McGrath, për rrjetin vendas Baltimore Banner.

“Roy McGrath nuk ishte lëkundur kurrë nga pafajësia e tij,” shtoi ai.

Autoritetet kishin ofruar  $20,000 shpërblim për informacione që do të çonin në arrestimin e McGrath, i cili qe zhdukur prej mesit të marsit kur nuk u paraqit në gjykatën e Baltimore, çka bëri që gjykatësja Judge Deborah Boardman të lëshonte mandatin e arrestit.

Prokurorët akuzonin se McGrath, kishte falsifikuar dokumente për të bërë përvetësime të jashtëligjshme gjatë detyrës së tij.

Ai kishte qenë për një vit kreu i stafit të Hogan para se të jepte dorëheqjen në gusht 2020.

Ai ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat. Hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë.


Top Channel

You may also like