Shefi i ri i Interpolit nën hetim në Francë për akte torture dhe barbarizmi

by admin
Spread the love

Drejtori i ri i Interpolit po hetohet në Francë për ‘torturë’ dhe ‘akte barbarizmi’.

Ahmed Nasser Al-Raisi është akuzuar nga një organizatë joqeveritare se ka keqtrajtuar një prej kundërshtarëve kryesorë të regjimit të Emirateve.

Zyra e prokurorit të anti-korrupsionit të Francës ka nisur një hetim paraprak, konfirmuan të premten burimet e AFP.

Al-Raisi u emërua në krye të Interpolit në nëntor, pavarësisht kritikave nga disa organizata të të drejtave të njeriut, pasi sipas tyre ‘cenonte misionin e organizatës’.

Më parë, ai ka shërbyer si inspektori i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në janar, një organizatë për të drejtat e njeriut kallëzoi Al-Raisin pasi pretendonte se kishte torturuar Ahmed Mansoor, një aktivist që ndodhet në burg që prej 2017.

Në 2018, Mansoor u dënua me 10 vite burg sepse kritikoi autoritetet shtetërore dhe njollosjen e imazhit të vendit të tij nëpër rrjete sociale.

Ministria e Jashtme i ka hedhur poshtë pretendimet ndaj tij si të ‘pabaza’.

Rruga Press

You may also like