Shefi i kabinetes së Osmanit i reagon Vuçiqit për deklaratën e moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit

by admin
Spread the love

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, sot ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me aneksin e zbatimit për propozimin evropian për dialogun.

Vela, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë, duke e cituar Vuçiqin të ketë thënë se nuk do t’i zbatojnë të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Ohrit.

” Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do ta zbatoj”.

“Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Twitter./Klankosova.tv

You may also like