Shefi i diplomacisë së Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo për vizitë në Shkup

by admin
Spread the love




Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër do të jetë nikoqir i Zhoao Gomes Kravinjo, ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç ka njoftuar MPJ, në takim është paraparë të shkëmbehen mendime për procesin e integrimit evropian të vendit, marrëdhëniet bilaterale dhe perspektivat për avancimin e tyre të mëtejshëm, me fokus të veçantë në relacionet ekonomike dhe mundësitë për forcimin e tyre.

Është paraparë që dy ministrat të mbajnë takim sy më sy, do të pasojë takim plenar mes delegacioneve të dy vendeve, pastaj edhe pres konferencë e përbashkët midis Osmanit dhe Kravinjos.

Krahas takimit me homologun e tij, ministri i Punëve të Jashtme portugez do të pritet nga presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa do të ketë takime të veçanta me kryeministrin Dimitar Kovacevski dhe zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.


You may also like