Shefi i BE-së s’kërkon detaje për asociacionin – Abazi: Liberalizimi s’u përfshi në përfundimet e Samitit të Brdos

by admin
Spread the love

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë,
Tomash Szunyog ka diskutuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe
Diasporë për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe një varg çështjesh
tjera që lidhen me procesin integrues, raporton Ekonomia Online.

Por në takimit që zgjati më shumë
se një orë nuk është diskutua për themelimin e asociacionit të komunave me
shumicë serbe, ka konfirmuar pas takimit kryetari i këtij Komisioni Haki Abazi.

Sipas tij, heqja e vizave nuk u fut në konkluzionet e dala nga Samiti i Brdos, ngase sipas tij, procesi i integrimit dhe heqja e vizave janë dy çështje të ndara.

You may also like