Shefi i BE-së për Kosovë, shkon në fitnes në Pejë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog gjatë së mërkurës ka vizituar dy mikro-biznese që udhëhiqen nga gratë.

Njëra ndër ta ishte klubi i Boksit “Boxing Fitness Club Fighter”, që drejtohet nga Arlinda Muça.

Arlinda Muça, e cila i takon komunitetit rom, ka treguar se aktualisht kanë rreth 50 nxënës në klub.

“Jemi një grup i mirë i vajzave, shumica në shkolla dhe punë. Jemi duke e zhvilluar sportin e boksit qe një kohë të gjatë. 15 janë femra, të tjerët janë meshkuj”.

Szunyog, të mërkurën, ka vizituar edhe kompaninë “Eruditi”, e cila merret me prodhimin e këpucëve.

Derisa vizitat janë pjesë e fushatës “Për ju. Me ju”.

 

You may also like