SHBA – Trump: Synoj kandidimin e tretë presidencial

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet për një fushatë të tretë presidenciale, gjatë një fjalimi kryesor në një samit politik të mbajtur nga ish-anëtarët e administratës së tij duke u thënë mbështetësve se përpjekjet për ta fajësuar atë dhe për të hetuar sulmin e 6 janarit 2021 kundër Capitol Hill u bënë për t’i dëmtuar ata.

”Ata duan të na dëmtojnë në çfarëdo lloj forme, por me të vërtetë duan të më dëmtojnë mua”, tha ai para turmës, e cila tregoi mbështetjen e saj me thirrjet “Edhe katër vjet të tjera!”

Ish-presidenti po konsideron të shpallë një fushatë të tretë presidenciale në shtator, sipas lajmeve.

Megjithëse Trump nuk bëri një njoftim zyrtar, ai sugjeroi gjatë fjalimit se nuk ka plane të largohet nga skena ​​politike.

Në vend të kësaj, ai tha se ndihej i detyruar të qëndronte i përkushtuar, pavarësisht asaj që ai e quajti “persekutim” nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe komiteti i përzgjedhur që hetonte rebelimin e 6 janarit kundër Capitol Hill-it./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Plazhi i Pishë-Poros, destinacion që pret çdo ditë dhjetëra pushues

You may also like