SHBA – Sullivan: Brenda javës do të shpallen sanksione të reja ndaj Rusisë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 4 prill /ATSH-DPA/ Qeveria amerikane ka planifikuar të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë këtë javë, pas zbulimit të mizorive në qytetin ukrainas të Butcha, të cilat dyshohet se janë kryer nga trupat ruse.

“Zyrtarët tashmë po koordinohen me aleatët dhe shtetet partnere për këtë çështje”, njoftoi sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, pa dhënë detaje të mëtejshme.

I pyetur për një ndalim të mundshëm të importit të naftës dhe gazit rus në Evropë, Sullivan tha se po zhvilloheshin diskutime me vendet anëtare të BE-së rreth “gamës së plotë të sanksioneve”.

“Në fund të fundit, qëllimi është të arrihet një konsensus për të rritur më tej presionin ndaj Moskës”, shtoi ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like