SHBA – Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plane për një takim të afërt Biden-Putin

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-DPA/- Planet për një takim midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin aktualisht janë jashtë diskutimit, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, theksoi se presidenti amerikan është përgjithësisht i hapur për diplomaci dhe bisedime në nivelin më të lartë, por tani, ndërsa Rusia përshkallëzon konfliktin në Ukrainë, koha nuk është e përshtatshme’’.

“Ne kurrë nuk do ta mbyllim plotësisht derën e diplomacisë’’,  theksoi Psaki, por theksoi se ‘’nevojitet një ndryshim kursi nga Moska’’.

‘’Ditët e fundit, ishte diskutuar për një takim mes Putinit dhe Bidenit, ku presidenti  Biden kishte rënë dakord në parim për një takim’’, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Psaki theksoi se nuk kishte pasur kurrë një afat konkret për një takim tjetër midis dy presidentëve: këto detaje do të diskutoheshin të enjten midis Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tani është anuluar.    /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like