SHBA – Shtëpia e Bardhë: Jemi të hapur dhe të sinqertë në lidhje me kërcënimet ruse

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 31 janar /ATSH-DPA/- Shtëpia e Bardhë mbrojti të hënën retorikën e saj të fortë lidhur me krizën Ukrainë-Rusi mes akuzave për përhapjen e raportimeve të frikshme.

“Ne mendojmë se është e rëndësishme të jemi të hapur dhe të sinqertë në lidhje me kërcënimet nga Rusia. Sigurisht që nuk janë vetëm fjalë, ju po shihni specifikat që ne kemi shpërndarë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Ajo tha se ishte fakt që Rusia kishte grumbulluar 100,000 trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin e Ukrainës dhe gjithashtu prania e forcave ruse në Bjellorusi po rritet.

“Ne jemi angazhuar në një përpjekje për të siguruar se po informojmë publikun amerikan dhe komunitetin global për seriozitetin e këtij kërcënimi”, tha Psaki.

Moska ka mohuar planin për të sulmuar Ukrainën.

Në fund të javës së kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi SHBA-në si tepër alarmante duke minimizoi vlerësimin e Uashingtonit për situatën.

“Sapo Shtëpia e Bardhë e kupton se shfaqen rreziqe të caktuara, ajo vazhdon të flasi për to. Për mendimin tim, ky është një gabim sepse bota reagon shumë ashpër ndaj saj”, shtoi Psaki. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like