SHBA – Senati i heq Rusisë statusin e tregtisë dhe vendos një embargo ndaj naftës ruse

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 7 prill /ATSH-DPA/ Senati amerikan votoi sot unanimisht për t’i hequr Rusisë statusin e vendit të favorizuar në tregti dhe për të ndaluar importin e produkteve të saj energjetike.

Senatorët miratuan projektligjin për revokimin e statusit të tregtisë (HR 7108), të ndryshuar, me një shumice absolute votash. Ata më pas votuan miratimin e projektligjit (HR 6968), të ndryshuar për vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse.

Dhoma e Senatit miratoi vendimin për t’i hequr Rusisë statusin e tregtisë me 420 vota pro dhe 3 kundër dhe legjislacionin për vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse me 413 vota pro dhe 9 kunder.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles E. Schumer, DN.Y., tha se legjislacioni për revokimin e statusit të tregtisë të kombit më të favorizuar të Rusisë, i njohur gjithashtu si marrëdhënie normale tregtare të përhershme, do t’i jepte një goditje financiare të dhimbshme dhe të rëndë presidentit rus Vladimir Putin pas pushtimit të Ukrainës dhe krimeve të supozuara të luftës kundër civilëve. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like