SHBA – Rritje e ndjeshme e çmimeve të naftës

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-DPA/- Çmimi i naftës ka shënuar një rritje të premten mes sinjaleve të një shtrëngimi të shpejtë të tregut pasi moti i ftohtë ka përfshirë sipërfaqe të mëdha të Shteteve të Bashkuara.

Standardi i naftës së papërpunuar “Brent” u rrit me 1.6% në 92.57 dollarë për fuçi, ndërsa standardi i naftës së papërpunuar WTI u rrit 1.7% në 91.80 dollarë.

Çmimi i naftës po rritet mes shqetësimeve për furnizimin dhe tensionet në rritje gjeopolitike. Një stuhi dimri në Shtetet e Bashkuara qendrore dhe verilindore ndërpreu prodhimin e naftës në pellgun e Permianit, duke ngritur shqetësime për ndërprerjen e furnizimit të naftës së papërpunuar.

“Presidenti francez Emmanuel Macron do të marrë pjesë në bisedimet në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin për të gjetur një rrugëdalje diplomatike të tensioneve në rritje”, tha zyra e tij. Më pas ai do të vizitojë liderin e Ukrainës në një përpjekje për të shmangur konfliktin.

Ndërkohë, analistët thanë se shpërthimi në anijen e prodhimit të naftës në Nigeri, me një kapacitet ditor prej 22 mijë BPD nuk do të shkaktojë një ndërprerje të konsiderueshme të furnizimit global.

Nigeria tashmë është duke luftuar për të përmbushur kuotën e saj të prodhimit të naftës për shkak të mungesës së investimeve. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like