SHBA – Qeveria sanksionon dy banka ruse, fëmijët e Putinit dhe ministrin e Jashtëm Lavrov

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 6 prill /ATSH-DPA/ Shtetet e Bashkuara po sanksionojnë dy banka të mëdha ruse, fëmijët e presidentit Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Shtëpia e Bardhë tha se sanksionet do të godasin institucionin më të madh financiar të Rusisë, “Sberbank”, dhe bankën më të madhe private ruse, “Alfa Bank”. Ky veprim ngrin çdo pasuri të lidhur me sistemin financiar të SHBA-së dhe ndalon individët amerikanë të bëjnë biznes me ta.

Familja e Putinit dhe disa nga anëtarët më të afërt të rrethit të tij politik po sanksionohen gjithashtu.

Dy vajzat e rritura të Putinit, gruaja dhe vajza e ministrit të Jashtëm Lavrov dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të fuqishëm të Rusisë, përfshirë ish-presidentin dhe kryeministrin Dmitry Medvedev dhe kryeministrin aktual Mikhail Mishustin janë në shënjestër te sanksioneve.

“Këta individë janë pasuruar në kurriz të popullit rus. Disa prej tyre janë përgjegjës për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për të mbështetur luftën e Putinit kundër Ukrainës. Ky veprim i shkëput ata nga sistemi financiar i SHBA-së dhe ngrin çdo pasuri që ata mbajnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like