SHBA publikon hartën e vendndodhjes së përafërt të dronit të rrëzuar

by admin
Spread the love

Një hartë e publikuar nga Forcat Ajrore të SHBA tregon vendndodhjet dhe kohët e përafërta të përplasjes së MQ-9 Reaper me avionët luftarakë rusë këtë javë.

Forcat ajrore vënë në dukje se “pikat në hartë nuk janë paraqitur në shkallë” dhe “distancat e dhëna në kutitë e tekstit janë një vlerësim i vendndodhjes së incidentit”.

Ushtria amerikane ka thënë se dy avionë rusë Su-27 përgjuan dronin pa pilot MQ-9 Reaper në hapësirën ajrore ndërkombëtare përpara se njëri prej tyre të godiste helikën e avionit, duke bërë që forcat amerikane të duhet ta rrëzonin atë.

Rusia mohoi përfshirjen, me një figurë të lartë që e përshkroi episodin si një “provokim”.


Top Channel

You may also like