SHBA – Progres historik në shkrirjen bërthamore

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 13 dhjetor /ATSH-DPA/- Eksperimenti i shkrirjes bërthamore që prodhoi më shumë energji sesa konsumonte, i pari që mund të përmbyste të gjithë fushën e prodhimit të energjisë, përbën një moment historik, deklaroi sot Departamenti i Energjisë në SHBA (DOE).

“Ky është një njoftim për të cilin kemi dekada që përgatitemi,” shkroi departamenti në Twitter.

“Më 5 dhjetor 2022, një ekip i DOE’s “Lawrence Livermore National Laboratory” bëri histori duke arritur shkrirjen berthamore, duke krijuar një reaksion bërthamor që gjeneron më shumë energji sesa konsumon. Ky zbulim do të ndryshojë përgjithmonë të ardhmen e energjisë së pastër dhe mbrojtjes kombëtare të Amerikës”.

“Sot i tregojmë botës se Amerika ka arritur një progres të jashtëzakonshëm shkencor”, tha ministrja e Energjisë në SHBA, Jennifer Granholm, në Uashington.

Si energjia bërthamore ashtu edhe shkrirja bërthamore gjenerojnë energji nga forcat lidhëse të bërthamave atomike. Megjithatë, në energjinë bërthamore, atomet e mëdha ndahen, ndër të tjera prodhohen mbetje radioaktive dhe ekziston rreziku i aksidenteve të rënda.

Në shkrirjen bërthamore, nga ana tjetër, bërthamat e vogla atomike shkrihen në ato më të mëdha, një teknologji që konsiderohet më e pastër dhe më e sigurt. Procesi i ngjan gjenerimit të energjisë në yje si dielli.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like