SHBA – Pentagoni: Rusia përdor dronët iranianë si armë psikologjike

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-AA/ – Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), gjeneral brigade Patrick Ryder tha se Rusia sistemet ajrore iraniane pa pilot i ka përdor si armë psikologjike në Ukrainë, por këto sisteme nuk e ndryshojnë të vërtetën që Moska në terren ka humbur territor kundër Kievit.

Në Washington vazhdojnë të diskutohen pretendimet se “Personeli ushtarak iranian ka dhënë trajnime për dronët ndaj ushtrisë ruse në Krime”.

Pas Shtëpisë së Bardhë edhe zëdhënësi i Pentagonit, Ryder në një konferencë për media konfirmoi se Rusia ka vendosur në objektiv Ukrainën me sisteme të dronëve iranianë dhe se ushtarët e Iranit kanë dhënë trajnime për dronët ndaj ushtarëve rusë.

“Ne vazhdojmë të shohim se Irani është bashkëpunëtor në krimin e eksportimit të terrorizmit jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në rajone të tjera siç e shohim sot”, tha Ryder.

Ai theksoi se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën. “Sa i përket ndikimit të dronëve, këtë mund ta keni dëgjuar më parë nga unë. Këto përdoren si armë psikologjike për të krijuar frikë, por kjo nuk e ndryshon të vërtetën që Rusia po humb terren në aspektin operacional”, tha Ryder.

“Ukraina ka rrëzuar shumë dronë iranianë”, tha Ryder duke mos dhënë detaje se sa dronë posedon Rusia.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like