SHBA – Pentagoni: Rusia ka lëshuar rreth 250 raketa në Ukrainë deri më tani

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-DPA/-Forcat ruse tashmë kanë hyrë në Ukrainë, ku numërohen dhjetëra mijëra ushtarë, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

“Rusia ka dislokuar mbi 50%” të forcave të tyre luftarake masive në territorin ukrainas”, tha përfaqësuesi i Pentagonit në një konferencë për shtyp.

“Rusët kanë vazhduar t’i përqendrojnë sulmet e tyre në veri duke avancuar drejt kryeqytetit të Kievit, në lindje në qytetin e Kharkiv dhe në jug në Mariupol dhe Kherson. Luftimet më të ashpra janë aktualisht në dhe rreth Kharkiv”, tha ai.

Sipas përfaqësuesit të lartë të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, forcat e armatosura ruse kanë lëshuar mbi 250 raketa në Ukrainë deri të shtunën pasdite.

“Shumica e tyre ishin raketa me rreze të shkurtër veprimi”, tha zyrtari i lartë.

Në kundërshtim me pretendimet ruse, raketat pa dyshim goditën gjithashtu infrastrukturën civile dhe zonat e banuara. Nuk ishte e qartë nëse kjo ishte e qëllimshme apo aksidentale”, tha ai, sipas një transkripti të Pentagonit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like