SHBA – Patrulla kufitare zbulon 181 kilogramë kokainë të fshehura mes trangujve

by admin
Spread the love

LOS ANXHELOS, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Në një pikë kufitare të San Diegos janë gjetur të fshehura brenda platformave të mëdha, lëndë narkotike me vlerë më shumë se 5 milionë dollarë, gati 200 kilogramë kokainë dhe metamfetaminë e lëngshme, njoftoi sot agjencia federale.

“Të dy gjetjet ishin në pikëkalimin kufitar SHBA-Meksikë në Otay Mesa”, thanë zyrtarët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në një njoftim për shtyp.

Zbulimi i parë ndodhi më 12 shtator kur oficerët inspektuan një traktor-rimorkio.

Gjatë ekzaminimit të automjetit duke përdorur një teknologji jo ndërhyrëse inspektimi u zbulua një anomali në rezervuarin e gazit.

“Oficerët dhe teknikët e laboratorit nxorrën 22 kova, secila përmbante metamfetaminë të lëngshëm. Ajo peshonte 301 kilogramë”, tha agjencia.

Tre ditë më vonë, më 15 shtator, oficerët që kryen një inspektim më të afërt në një platformë të madhe zbuluan 146 pako kokainë të fshehura në një ngarkesë me tranguj.

Ngarkesa me kokainë peshonte më shumë se 181 kilogramë.

Oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit sekuestruan drogën dhe kamionët.

Ata i dorëzuan drejtuesit e mjeteve në Hetimet e Sigurisë Kombëtare.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like