SHBA – Një tjetër gazetare e Fox News raportohet e vdekur në Ukrainë

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 13 mars /ATSH-DPA/- Një tjetër gazetare e televizionit amerikan Fox News është vrarë pranë Kievit, 24-vjeçarja Oleksandra Kuvshinova u vra në Horenka së bashku me kolegun e saj, kameramanin Pierre Zakrzewski, njofoti sot kanali televiziv.

Sipas njoftimit, automjeti i ekipit është goditur nga zjarri. Korrespondenti Benjamin Hall është plagosur. Kuvshinova kishte mbështetur ekipin e Fox News gjatë mbulimit të ngjarjeve në Ukrainë.

“Ajo ishte jashtëzakonisht e talentuar dhe kaloi javë të tëra duke punuar drejtpërdrejt me të gjithë ekipin tonë atje, për t’u siguruar që bota të ishte në dijeni se çfarë po ndodhte në vendin e saj”, thuhet në njoftim.

Fox News kishte konfirmuar më herët se kameramani 55-vjeçar Pierre Zakrzewski ishte vrarë gjithashtu në incidentin e së hënës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSHBA – Biden i bashkohet samitit “të jashtëzakonshëm” të NATO-s më 24 mars


You may also like