SHBA – Mesazhe të rreme me zërin e Bidenit, hije të IA në parapraket e New Hampshire

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 23 janar /ATSH-ANSA/ – Sapo janë shfaqur hijet e inteligjencës artificiale në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, ku zyra e Prokurorit të Përgjithshëm po heton një sërë mesazhesh robotike, me shumë gjasa të krijuara artificialisht, që imitojnë zërin e presidentit Biden, i cili, sipas tyre, fton votuesit e shtetit të New Hampshire të mos votojnë sot në parapraket presidenciale republikane.

”Vota juaj bën ndryshim në nëntor, jo këtë të martë”, thotë zëri në regjistrimet e rreme, të manipuluara për t’u shfaqur si të dërguara nga një drejtues i komisionit të Partisë Demokrate amerikane.

”Këto mesazhe duket se janë një përpjekje e paligjshme për prishjen e zgjedhjeve paraprake presidenciale në New Hampshire dhe shkelin të drejtën e votuesve për të votuar”, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ajo fton votuesit të injorojnë plotësisht përmbajtjen e këtyre mesazheve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like