SHBA – Mbi 100 milionë banorë përballen me valë rekord të nxehti

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 14 qershor /ATSH-AA/ – Mbi 100 milionë persona në të gjithë SHBA-në janë duke u prekur nga vala gjithëpërfshirëse e të nxehtit që pritet të thyejë rekorde në shumë pjesë të vendit teksa lëviz drejt lindjes.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se vala e të nxehtit do të vazhdojë gjatë gjithë javës pasi zgjerohet “nga rrafshnalta në Perëndimin e Mesëm dhe Juglindje”.

Në një alarmim të veçantë moti theksohet se “nxehtësia e rrezikshme” pritet të shtrihet nga Lugina e Mississippi-t në juglindje deri në mes të javës dhe “kushtet kritike të motit nga zjarri” do të jenë të pranishme në jugperëndim dhe në qendrën shkëmbore gjatë natës së të hënës.

Temperaturat e larta pritet të arrijnë në mbi 37 gradë Celsius, me indekset e nxehtësisë që mund të jenë mbi këto temperatura.

Raporte të shumta thonë se numri i njerëzve që janë prekur i kalon 100 milionë./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAsgjësohen 560 bimë cannabis sativa në Velipojë, në pranga autori
Artikulli tjetërPrurjet nga remitancat 184 milionë euro

You may also like