SHBA – Kameramani i Fox News raportohet i vdekur pranë Kievit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 15 mars /ATSH-DPA/- Një kameraman i televizionit amerikan Fox News është raportuar i vdekur pas një sulmi në Kiev, sipas kanalit të lajmeve.

Pierre Zakrzewski po udhëtonte të hënën me korrespondentin Benjamin Hall pranë Horenka kur automjeti i tyre u godit nga zjarri.

“Ai kishte që prej muajit shkurt që punonte në Ukrainë”, tha Fox. Zakrzewski kishte mbuluar më parë konfliktet në Afganistan, Irak dhe Siri për Fox News.

“Ai ishte thellësisht i përkushtuar për të treguar historinë; dhe guximi, profesionalizmi dhe etika e tij e punës ishin të njohura në mesin e gazetarëve në çdo media”, thuhet në një deklaratë të Fox.

“Ai ishte jashtëzakonisht popullor, të gjithë në industrinë e medias që kanë mbuluar një histori të huaj e njihnin dhe e respektonin Pierre”, sipas deklaratës.

Hall është plagosur dhe ndodhet në spital. Nuk ka detaje rreth gjendjes së tij. Vdekja e Zakrzewski vjen disa ditë pasi korrespondenti i “Time”, Brent Renaud u raportua i vdekur ndërsa ishte duke mbuluar ngjarjet e luftës në Ukrainë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like