SHBA i dorëzojnë Kosovës dhe Serbisë nota të ashpra diplomatike – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar nota të ashpra diplomatike në Qeveritë e Kosovës dhe atë të Serbisë, pas tensioneve të fundit në Veri.

Notat diplomatike janë dorëzuar përmes ambasadorëve të të dy shteteve në SHBA, Ilir Dugollit të Kosovës, gjegjësisht Marko Gjuriq të Serbisë, për t’u përcjellë tek Qeveritë e tyre respektive.

Nota diplomatike e SHBA’së dënon retorikën e fundit e nxitur mes Kosovë dhe Serbisë, si dhe veprimet e njëanshme të ndërmarra nga palët, që ka pasur si reaksion situatën e tensionuar dhe sulmet në Veri të Kosovës.

Ky reagim i SHBA’së vjen vetëm pak ditë para ardhjes në Prishtinë të Këshilltarit Special të DASh’it, Derek Chollet, i cili në kryeqytetin kosovar fillon turin e tij në Ballkan.

Chollet, i shoqëruar nga emisari i Biden për Ballkanin Perëndimor, në Prishtinë do të aterojë të hënën pasdite, për të vazhduar vizitën edhe të martën, raporton Gazeta Online Reporteri.net. Me t’u larguar nga Kosova, ai do të vazhdojë për në Beograd, e pastaj tutje në shtetet tjera përreth.

Ndërkohë që serbët lokalë në Veri të Kosovës të shtunën kanë vendosur barrikada në disa rrugë të zonës. Si pasojë, Kosova ka mbyllur përkohësisht kufijtë në Jarinjë e Bërnjak. Po ashtu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar prillin e vitit të ardhshëm si datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri.

Tensionet në Veri të Kosovës janë rritur qysh kur Qeveria e Kosovës nxori vendimin për targat, derisa kanë kulmuar në javën e fundit kur qytetarë serbë të maskuar kanë nisur të kryejnë sulme e shpërthime në pjesë të ndryshme të Veriut dhe si pasojë kanë plagosur edhe një pjesëtar të Policisë së Kosovës.

You may also like