SHBA e shqetësuar për sulmet ruse në Detin e Zi

by admin
Spread the love

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për sulmet ruse në Detin e Zi”, kështu deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Komenti erdhi pasi Moska paralajmëroi se tani do të konsideronte çdo anije me destinacion Ukrainën si transportues të ngarkesave ushtarake dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për atë që po shohim në Detin e Zi tani”, tha zëvendës sekretarja e shtypit Olivia Dalton.

Ajo përmendi tre ditë radhazi të sulmeve ruse në qytetet portuale të Odesa dhe Mykolaiv, së bashku me indikacionet që Moska mund të sulmonte anijet civile në zonë.


Top Channel

You may also like