SHBA, e gatshme të dërgojë sisteme të tjera armësh në Ukrainë

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të marrin në konsideratë dërgimin e më shumë sisteme armësh që kërkojnë trajnim shtesë, në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes, ndërsa dy ushtrive vijojnë bisedat.

“Nëse ne përcaktojmë në bashkëpunim me ukrainasit se ka (ka) sisteme shtesë që ata kanë nevojë që ne mund t’i ofrojmë, por që mund të kërkojnë trajnim, atëherë sigurisht që jemi të gatshëm të flasim me ta lidhur me çështjen,” tha zyrtari në një konferencë me gazetarët të martën.

Zyrtari tha se fakti që sistemet mund të kërkojnë më shumë trajnime “nuk përbën problem”.

Ai përdori shembullin e dronëve Switchblade. Forcat ukrainase nuk u trajnuan me dronët vetëvrasës, por SHBA-ja vendosi që sistemi mund t’i ndihmonte dhe gjetën një mënyrë për të trajnuar një numër të vogël të forcave ukrainase në 24 deri në 48 orë.

“Sisteme të tjera thjesht do të duhet t’i shohim, por nuk është e ndaluar në mendjen tonë që, vetëm për shkak se diçka mund të ketë nevojë për trajnim shtesë, ne nuk duhet ta ofrojmë atë,” tha zyrtari.

Rruga Press

You may also like