SHBA do të lejojë dy kompani të dërgojnë naftë venezueliane në Evropë

by admin
Spread the love

Kompania italiane e naftës Eni SpA dhe Repsol SA e Spanjës mund të fillojnë dërgimin e naftës venezueliane në Evropë që në muajin e ardhshëm për të kompensuar naftën bruto ruse.

Pesë persona të njohur me këtë çështje kanë njoftuar se Uashingtoni ka dhënë driten jeshile për një hap të tillë, duke rifilluar kështu shkëmbimin e naftës për borxhin që vendi ka, pas dy vitesh ndërprerjeje, shkruan Reuters.

Vëllimi i naftës që pritet të marrin Eni dhe Repsol nga Venezuela nuk është i madh, dhe nuk do të ketë shumë ndikimin në çmimet globale të naftës.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje dy kompanive për të rifilluar dërgesat në një letër, thanë njerëzit.

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden shpreson se nafta e papërpunuar venezueliane mund të ndihmojë Evropën të ulë varësinë nga Rusia dhe të ridrejtojë disa nga ngarkesat e Venezuelës nga Kina.

Të shtysh Maduro të rifillojë bisedimet politike me opozitën e Venezuelës është një tjetër qëllim, thanë dy nga njerëzit për Reuters.

You may also like