SHBA – DASH: Bjellorusia po ndihmon krimet e Putinit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Regjimi i Lukashenkos vazhdon të lejojë Rusinë të përdorë territorin dhe hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën dhe për të vrarë civilë, deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

”SHBA do të vazhdojë t’i kërkojë regjimit të japë llogari për veprimet e tij”, thuhet në komunikatën e DASH-it.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua popullit të Bjellorusisë duke i ftuar ata të mos lejojnë që Minsku të tërhiqet në luftë së bashku me Rusinë, pasi u raportuan bombardime me raketa ruse nga Bjellorusia kundër territorit ukrainas.

“Dua t’u drejtohem qytetarëve të Bjellorusisë, si civilë ashtu edhe me uniformë. Ju jeni përfshirë në luftë. Dhe jeni më aktivë se sa ishit në shkurt dhe pranverë. Kremlini tashmë ka vendosur gjithçka për ju… Jeta juaj nuk është asgjë për ta. Mos u shndërroni në skllevërit e tyre. Mos lini askënd të vendosë për ju”, ishte mesazhi i Zelenskyt për bjellorusët./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak16 mjete të reja zjarrfikëse, financim prej 2.1 milionë euro i TAP

You may also like