SHBA – Çmimi i naftës thyen të gjitha rekordet, rritet 29 herë gjatë 32 ditëve

by admin
Spread the love

LOS ANXHELES, 6 mars /ATSH/ – Çmimi mesatar i një galloni naftë në Los Anxheles arriti në 5 dollarë për herë të parë duke u rritur me 8,6 cent në 5,014 dollarë, sipas abc7.com.

”Kjo është rritja më e madhe që nga ajo me 15,1 centë, më 14 korrik 2015”, sipas shifrave nga Shërbimi i Informacionit të Çmimeve të Naftës.

Rekordi është i 25-ti në 27 ditë.

Çmimi mesatar është rritur 29 herë në 32 ditë, duke u rritur 34,5 centë, përfshirë 3 centë të mërkurën.

Është 19,2 centë më shumë se një javë më parë, 29,8 centë më i lartë se një muaj më parë dhe 1,25 dollarë më shumë se një vit më parë.

Disa zona madje po shohin çmimet e gazit mbi 6 dollarë për gallon./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like