SHBA – Blinken: Ukrainasit po frymëzojnë botën

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 4 mars /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken iu drejtua drejtpërdrejt popullit të Ukrainës me një mesazh solidariteti.

“Më lejoni t’iu them se ju po frymëzoni botën”, tha ai në një video të postuar në Twitter.

Blinken tha se bota po shihte guximin e pabesueshëm, rezistencën dhe vendosmërinë e ukrainasve përballë luftës së Rusisë.

“Ju ripërtërini besimin tonë në demokraci, në liri, në aftësinë e paqes për të triumfuar mbi agresionin, në aftësinë e së mirës për të triumfuar mbi të keqen”, tha Blinken. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/3/2022
Artikulli tjetërNumri më i lartë i fermerëve të formalizuar, në 6 qarqe


You may also like