SHBA – Blinken telefonon Baerbock për të diskutuar zhvillimet më të fundit në Ukrainë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 8 mars /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock për të diskutuar situatën në Ukrainë.

“Gjatë bisedës, Blinken theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Gjermanisë dhe SHBA-së në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës”, sipas Departamentit amerikan të Shtetit në Uashington.

Ditët e fundit, Blinken ka vizituar Poloninë, Moldavinë dhe vendet baltike për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe kërcënimin që paraqet Rusia për partnerët e tij evropianë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like