SHBA – Blinken: Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë

by admin
Spread the love



BERLIN, 17 mars /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shtuar emrin e tij në listën e zyrtarëve amerikanë që besojnë se Rusia po kryen krime lufte në pushtimin e saj në Ukrainë.

“Shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve është një krim lufte”, tha ai. “Pas gjithë atij shkatërrimi gjatë tre javëve të fundit, e kam të vështirë të dal në përfundimin se rusët po bëjnë të kundërtën”.

Ai vuri në dukje se presidenti i SHBA-së Joe Biden i ishte referuar presidentit rus Vladimir Putin si një kriminel lufte një ditë më parë dhe se komentet e tij në lidhje me krimet e luftës janë thjesht mendimi i tij, ndërsa shtoi se ekspertët e Departamentit të Shtetit po vlerësojnë nëse janë kryer krime lufte në Ukrainë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNga prilli zero taksa për pagat deri në 40 mijë lekë


You may also like